Këngëtarja Era Rusi ka zbuluar disa të pathëna për jetën e saj private dhe atë personale. Teksa ishte e ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio, ajo ka ndarë detaje nga karriera e saj e gjatë në muzikë, duke zbuluar edhe gjithçka rreth këngës së saj më të re e cila titullohet “Kur të merr malli”.

Shumë njerëz më kanë thënë për “Gjuju” që do të donin të ishte në Eurovision.

Unë mendoj që kënga “Eja merre” që kam qenë në festival ka qenë një këngë e denjë për Eurovision. Ka patur shumë këngë të bukura tani që e mendoj.”

Ndërkohë, në studio u fol edhe për jetën personale të artistes, e cila ka zgjedhur ta mbajë gjithmonë larg vëmendjes publike…

Unë mendoj që me vetëdije apo pa vetëdije të gjithë ndryshojmë nga pak ose përshtatemi. Disa kompromise duhet t’i bësh”, u shpreh ajo.