Nisur nga neglizhenca për respektimin e masave anti-COVID, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të rritet gjoba ndaj lokaleve, bareve dhe restoranteve.

Aktualisht gjoba është 1 mln, por nga java e ardhshme, Rama ka bërë me dije se do të rritet, edhe pse zgjodhi që të mos e specifikonte konkretisht se sa.

Kjo masë ka ardhur si rezultat i “shthuthjes” së shqiptarëve kryesisht pas festës së festave të fundvitit, sqaroi Rama në konferencën e sotme me gazetarët, teksa paralajmëroi edhe masa të reja në rast se qytetarët do të vijojnë me indiferencën ndaj zbatimit të masave anti-COVID.

Risultato immagini per edi rama covid

Ai sqaroi se ky është një paralajmërim, i cili nëse nuk do të merret parasysh, do të pasohet me masa të reja rigoroze. “Policia e Shtetit dhe inspektoratet të ndryshojnë qasje. Këto ditë do të shikojmë reagimin pas këtij mesazhi ndërkohë që do të përgatitemi për respektimin rigoroz të masave”, tha Rama.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se ka dyshime të arsyeshme që variantet e reja e reja COVID kanë hyrë në Shqipëri.

E për këtë ka dhënë disa argumente që lidhen së pari me rritjen e numrit të të infektuarve, kryesisht te moshat e reja si edhe e riinfektimeve. Për të konfirmuar këtë dyshim, Manastirliu tha se monstrat janë dërguar në Berllin.