Gjatë spektaklit të së martës, në shtëpinë e Big Brother VIP pati edhe tre hyrje të reja. Një prej tyre ishte vajza e këngëtarit të njohur, Sabianit, Kejsi Mejdini, aktori i humorit, Tan Brahimi si edhe gazetari i njohur i shumë polemikave, Bledi Mane.

E duket se ky i fundit do të shkaktojë edhe shumë polemika në shtëpi, teksa duket se Bledi ka hyrë me ide të qarta në shtëpi për të ‘sulmuar’ një prej konkurrentëve më të fortë, Luizin. Gjatë një bisede të zhvilluar mesnatën e kaluar në shtëpi, ai ka rrëfyer se ka qenë në burg.

Madje, jo vetëm një herë, por tre herë dhe arsyeja janë pasaportat false. Ndër të tjera, Bledi u shpreh se e ka ndarë qelinë me vrasës, ndërsa përmendi edhe fjalën brisk. Më pas, gazetari i tha këngëtarit se ky i fundit nuk do e përballonte dot burgun, pavarësisht se mund të ketë qejf.

Bledi: Unë kam qenë 3 herë në burg për pasaporta false. Tek ‘313’, e kam ndarë qelinë me vrasës. Kemi patur një brisk të vogël që qëronim fruta… Ti do kishe qejf të ishe në burg por nuk do e perballoje dot

Luizi: Pse do kisha qejf?

Bledi: Do kishe, për shkak të CV sepse ndodh në jetë që provon disa gjëra…