Karaibet e Evropës janë në Shqipëri. Ky është titulli i një artikulli nga media britanike “The Telegraph” e cila fton lexuesit e saj që këtë verë të vizitojnë  Ksamilin. Tabloidi britanik shkruan se të vizitosh Shqipërinë kushton më lire se të arrish në Barbados teksa përshkruan edhe itenerarin që mund të ndiqet.

The Telegrap shkruan se çdo turist që kërkon të vizitojë Ksamilin mund të fluturojë drejt Korfuzit dhe më pas të marr një target për të mbërritur në Sarandë , nga qyteti bregdetar i Shqipërisë mjaftojnë 30 minuta për të mbërritur në Ksamil. Uji i kristaltë i detit dhe rëra e bardhë e këtij fshati turistik përshkruhen si një version i vendeve tropikale me një buxhet  të reduktuar.

The Telegraph vlerëson në artikullin e saj shërbimin e bizneseve shqiptare dhe hotelerisë  në Ksamil si dhe kuzhinën e  cila e ndikuar nga fqinjët Italian ofron mundësi zgjedhjesh të ndryshme, e gjitha kjo me çmime të arsyeshme.

Mbi 300 ditët me diell që ka Shqipëria sipas The Telegraph janë një mundësi  e shkëlqyer që ky fshat turistik të vizitohet në periudha të ndryshme të vitit.

Teksa flitet me tepër edhe mbi historinë sesi Ksamili u kthye në një destinacion të populluar turistik , The Telegraph fton lexuesit e saj që të vizitojnë edhe  Butrintin, një nga tre vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Shqipëri.

Më tej media Britanike ka krahasuar Kalanë e Gjirokastrës me përmasat e kështjellës Winsdor në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa artikulli mbyllet me përshkrimin e bukurive të kalasë së Porto Palermos.