Banorët kanë gjetur një moment qetësie gjatë të hënës, pas debateve të shumta ku në qendër ishin Luizi dhe Olta. Mirëpo, në një moment të ditës, të gjithë banorët u bashkuan në dhomën e gjumit dhe kërcyen e kënduan këngë të ndryshme.

Ndër këto këngë, nuk mund të mungonte as hiti i këngëtarit të njohur, Butrint Imeri, ‘Dale’, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Ledrin dhe Kidën, të gjithë banorët u mblodhën për të kërcyer, ndërsa Kiara kërceu dhe këndoi njëkohësisht.

Në një moment, Efi dhe Kiara u ndanë nga grupi dhe u zhvendosën në dhomën e lavanderisë, ku në ato momente po luhej një këngë tjetër e Butrint Imerit, “Si përpara”.

E kësaj radhe, Efi nuk ngurroi ta pyeste Kiarën nëse ka ndonjë ndjesi kur i dëgjon këto këngët, teksa moderatorja i dha një ‘JO’ të prerë, duke nënkuptuar se mes saj dhe Butrintit ka përfunduar gjithçka.