Gazetari dhe moderatori i njohur shqiptar, Ronaldo Sharka ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel ku foli për finalistët e këtij edicioni të Big Brother VIP.

Ronaldo u shpreh se si finalist i katërt dëshiron që të jetë Kristi, pasi ai e meriton më shumë vendin në finale se Qetsor Ferrunaj dhe Nita Latifi. Madje, sipas Dea Mishel e meritonte finalen, por nëse aktorja Olta Gixhari nuk do të ishte larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo nuk do ishte aty.

Ndër të tjera, ai shtoi se edhe po të ishte Armaldo Kllogjeri në “Big Brother VIP”, Dea dhe Kristi nuk do ishin aty.

“Ky format ndonjëherë është edhe çështje fati. Dea dhe Kristi janë finalistë aksidentalisht”, tha gazetari i njohur.