Nga ndenjat për Luizin e deri te planet për të bërë dy fëmijë; këto ishin disa nga bisedat që u zhvilluan mes Luizit dhe Kiarës, nga mesnata e mbrëmshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Dyshja fjetën bashkë mbrëmjen e kaluar, ndërsa qëndrimi pranë njëri-tjetrit u shoqërua me biseda, puthje, përqafime dhe ledhatime pa fund.

Kiara i tha Luizit se situata mes tyre ka ndryshuar shumë kohët e fundit. Ndonëse në fillimet e marrëdhënies së tyre, Kiara u shpreh se ajo ka zero pëlqim për Luizin, ndenjat mesa duket kanë “avancuar”.

I pyetur nga Luizi se sa ndjen për të nga 0-10, Kiara tha 8. Përgjigja e saj e lumturoi Luizin, i cili i dha asaj një përqafim.