Në një bisedë më banoren më të re, Keisi Medini, Kiara Tito i foli më shumë për lidhjen e saj me Luizin.

Ajo shprehet se me karakterin që ka nuk do i kalonte lehtë të gjitha ato që ndodhën, por Luizi i’a dha ndjesinë  për t’i  dhënë një mundësi të dytë.

Fakti që ai qëndroi afër saj, këmbënguli gjatë gjithë kohës, e bënë atë të ndryshonte mendim.

Kiara thotë se në fillim nuk e besonte aspak dhe se Luizi kishte zero shanse me të pasi qëllimi i saj nuk ishte të krijonte nje lidhje.

Në lidhje me lojën e tij, fakti që shumica e banorëve tentojnë të krijojnë konflikte të kota me Luizin e bëjnë Kiarën të mendojë se janë fallco.