Duhet të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP që ta kuptonte se e donte shumë. Bëhet fjalë për moderatoren Kiara Tito, e cila u largua shtëpinë e Big Brother VIP të shtunën, duke lënë edhe një boshllëk shumë të madh te partneri i saj i zemrës, këngëtari Luiz Ejlli.

Ky i fundit është shfaqur duke qarë gjatë pasdites së djeshme në shtëpi, duke treguar kështu se e ndjen shumë mungesën e moderatores. Edhe pse ka pak orë që e ka lënë shtëpinë, duket se Kiara është një ndjekëse e rregullt e programit, teksa së fundmi ka publikuar edhe një foto të Luizit duke qarë.

Krahas fotos, Kiara shkruan: Të dua’, shoqëruar edhe me një zemër të madhe të kuqe, ndërsa në foto shfaqet Luizi i përlotur. Një moment shumë i trishtë ky për çiftin, që ‘u ndanë’ pas më shumë se 90 ditësh qëndrimi në shtëpinë e Big Brother VIP.

Kujtojmë që Kiara ishte në nominim kokë më kokë këtë javë me aktoren Olta Gixhari. Kjo e fundit vijon qëndrimin e qetë në shtëpinë e Big Brother VIP, ndërsa moderatorja u largua përfundimisht të shtunën e kaluar.