“Kievi është zemra e Ukrainës dhe kryeqyteti i lirsë. Është një nga qytetet më antike të Europës”, në këtë mënyra e ka festuar themelimin e kryeqytetit Ministria e Kulturës dhe Politikës së Informacionit e Ukrainës.

Data që njihet zyrtarisht është 482 pas erës së re, por mund të ketë qenë edhe më hershme. “Sot Kiev është një qytet që ka mbijetuar. E plagosur nga lufta, por e bukur dhe e pamposhtur, si gjithmonë madhështore dhe krenare:, shkruan ministria.

“Bukuria dhe mirëqenia e saj janë në zemrën e çdo banori të Kievit dhe ata që e vizitojnë kryeqytetin duan të kthen akoma dhe akoma”.

Një përvjetor i vështirë, ky i 1540 viteve të themelimit, që festohet në një klimë lufte, ashtu siç duket qartë edhe nga videoja e publikuar.

“Këtë vit festojmë Kiev Day nën një gjendje të jashtëzakonshme, por e dimë shumë mirë se çfarë është qyteti ynë”, përfundon mesazhi i ministrisë.