Kina synon të vaksinojë rreth 70% të popullsisë deri në fund të këtij viti. Qeveria kineze synon që njerëzit të marrin të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid deri në fund të vitit, për të nisur imunizimin e tufës.

Zeng Yixin, i ngarkuar nga qeveria me çështjen e pandemisë, u shpreh se Kina është deri më tani vendi që ka zhvilluar më shumë vaksina anti-Covid. Gjithsesi, sërish shifra është e ulët krahasuar me popullsinë.

Deri më tani, në Kinë  janë administruar gati 780 milionë doza, ndërkohë që popullsia e Kinës numëron më shumë se 1.4 miliardë njerëz.