Pandemia Covid-19 ka futur në një krizë të thellë financiare kompanitë amerikane të fluturimit. Amerikan Airlines ka paralajmëruar qeverinë e re të Joe Biden se ndihma federale e dhënë më parë skadon në fund të muajit të ardhshëm.

Në rast se nuk do të ketë ndihma të tjera financiare, atëherë kompania do të shkurtojë 13 mijë vende pune, duke ulur ndjeshëm edhe numrin e flutirimeve.

Të njëjtin paralajmërim ka bërë edhe kompania United Airlines, që tha se rreth 14 mijë punonjës të saj mund të mos paguhen dhe të mbeten të papunë. Këto dy kompani, deri më tani, që nga fillimi i pandemisë, kanë shkurtuar deri më tani 30 mijë vende pune.