Në Brazil, pandemia Covid-19 ka bërë një masakër, teksa deri më tani janë regjistruar mbi 360 mijë viktima në harkun kohor të një viti. Për fat të keq, ky virus vdekjeprurës vijon ende të jetë me ritme të larta në vendin amerikano-latin.

Sipas mediave vendase, referuar të dhënave zyrtare të bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, deri më tani, nga shkurti 2020 deri në mars 2021, kanë humbur jetën nga pandemia 852 fëmijë deri të moshës 9 vjeç.

Nga këta, 518 fëmijë janë të moshës deri 1 vjeç. Një e dhënë tragjike dhe e frikshme, pasi mediat braziliane mendojnë se në realitet, kjo shifër mund të jetë dy herë më e lartë (mendohet 2060 fëmijë deri në 9 vjeç dhe 1302 të porsaalindur).

Sipas mjekes epidiomologe Fatima Marinho, që ka analizuar të dhënat, shpesh fëmijët e infektuar nga Covid-19 vijnë me vonesë për trajtim spitalor. Më të prekur janë fëmijët me ngjyrë, që vijnë nga familjet e varfra.