Një person doli pozitiv për Covid-19 në Fshatin Olimpik të Tokios. Lajmi i konfirmuar nga komiteti organizues vjen gjashtë ditë para fillimit të Lojërave Olimpike. Është një shtetas i huaj, jo një sportiest, sipas raporteve nga NHK TV, dhe besohet të jetë rasti i parë në fshat. I infektuari u dërgua në një hotel dhe u vendos në izolim.

Të dhënat e konfirmuara dje nga autoritetet japoneze flisnin për më shumë se 3.400 raste të Covid-19, të konstatuara brenda 24 orëve, 1.271 prej të cilave në zonën e Tokios, e cila, sipas agjencisë së lajmeve “Kyodo”, për të tretën ditë radhazi regjistroi më shumë se një mijë raste në ditë.