Kiara, Efi dhe Valbona komentuan një deklaratë që Kristi bëri për Kiarën, lidhur me raportin e krijuar mes saj dhe Luizit.

Sipas Kiarës, Kristi i ka thënë asaj se ai do e kishte ‘kapur’ atë. Kristi, sipas Kiarës, i ka thënë se Luizi nuk është mjaft i aftë për ta ‘zënë’ atë.

Këtë koment ajo e diskutoi me vajzat në dhomën e gjumit, ndërsa e cilësoi deklaratën e Kristit, si shumë të ulët.

Luizi nga ana tjetër tha se Kristi është burracak dhe ordiner. Kujtojmë se Kristi, pak ditë më parë i tha Luizit se Kiara nuk ka pëlqim për të, por thjesht po bën lojë.