Moderatorja e sportit, Alesia Bami, nuk e mendon gjatë përgjigjen se “kush është futbollisti shqiptar më seksi”. “Mendoj që stafetën nuk ia merr njeri Lorik Canës”, tha moderatorja.

Ndërkohë, e pyetur nga binjakët Veshaj në “Më lër të flas” nëse ka dikë në jetën e saj, Alesia dha një përgjigje negative. Donaldi: Pak kohë më parë ke thënë që do të fejohesh. E ke anuluar? Çfarë po pret?!

Alesia: Nuk e kam thënë, çfarë kanë me mua (qesh) Donaldi: A ke dikë që mund të fejohesh, nëse të bie bingoja tani? Alesia: Kjo është ideja pra, që nuk kam dikë që të fejohem.

Ajo iu përgjigj gjithashtu kritikave se nuk ka informacione nga sporti, edhe pse moderon emisione sporti. Alesia u shpreh se njohuritë për sportin i ka zgjeruar gjatë eksperiencës, por nuk është analiste, pasi sipas saj për këtë janë ekspertët e ftuar.