Në vitin 1981 Ronald Reagan u qëllua nga John Hinckley, i cili sapo ka marrë lirinë e pakushtëzuar. Ai konsumoi përpjekjen për të eliminuar fizikisht ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara në qytetin e Uashingtonit. Tashmë është edhe jashtë qendrave të shëndetit mendor.

Një gjykatës federal miratoi lirimin e Hinckley, i cili plagosi ish-presidentin Reagan, tani të ndjerë, dhe tre persona të tjerë të shërbimit të sigurisë jashtë një hoteli në Uashington DC më 1981, gjatë një atentati të dështuar.

John Hinckley, tani 66 vjeç, ka jetuar jashtë një institucioni të shëndetit mendor gjatë viteve të fundit si rezultat i një reduktimi gradual të mbikëqyrjes kriminale. Hinckley do të lirohet nga të gjitha kufizimet e tij nëse vazhdon të ndjekë rregullat dhe mbetet i qëndrueshëm mendërisht, kanë pohuar burimet.

Avokati tha se ngjarja e rëndësishme e lirimit të tij të plotë, që pritet në qershor 2022, është e përshtatshme dhe kërkohet me ligj. “Nuk ka asnjë provë për ndonjë rrezik”, – tha Barry Wm. Levine.

Departamenti i Drejtësisë ka arritur një marrëveshje dhe do të vazhdojë të monitorojë Hinckley-n për nëntë muajt e ardhshëm, sepse ai jeton vetëm për herë të parë në 40 vite dhe një nga mjekët e tij të kujdesit parësor po tërhiqet, do ta shpërndajë grupin e tij të terapisë.

Hinckley dëshmoi se ai e qëlloi ish-presidentin, sepse donte t’i bënte përshtypje një aktoreje që nuk e kishte takuar kurrë ose nuk kishte pasur një lidhje me të, fituesen e Oskar-it, Jodie Foster.

Në shtator 2016 ai u detyrua të jetonte me nënën e tij të moshuar në një komunitet të mbyllur në Williamsburg, Virxhinia, me shumë kufizime, duke përfshirë monitorimin e lëvizjeve të tij dhe monitorimin e pajisjeve elektronike e llogarive në internet.

Atij gjithashtu i ndalohej të kontaktonte me aktoren ose të udhëtonte në çdo zonë ku mund të ishte i pranishëm një president aktual ose ish-president, nënkryetar ose anëtar i Kongresit. Natyrisht, ndër masat kufizuese, ai nuk mund të fliste në media, të postonte një shkrim apo një suvenir në internet.