Për të nxitur njerëzit që të vaksinohen, shteti i Ohio në Amerikë ka vendosur të organizojë një llotari, e cila ofron deri në 1 milionë dollarë për fituesin. Përmes kësaj nisme, të gjithë njerëzit që marrin vaksinën  anti-Covid kanë mundësi të fitojnë çmimin e madh dhe jo vetëm.

Fituesja e parë e kësaj llotarie, që do të vijojë edhe 3 javë të tjera, është Abbigail Bugenske, e cila fitoi një premio prej 1 milionë dollarësh. Emri i saj doli nga llotaria gjatë një “show” televiziv. Në këtë llotari “Vax-a-Million” (vaksinohu dhe fito 1 milionë dollarë), morën pjesë 2.7 milionë amerikanë.

Shteti i Ohio është i pari që jep një çmim për personat që vaksinohen vullnetarisht. Mes çmimeve të tjera inkurajuese, 14-vjeçarit Joseph Costello do t’i paguhet bursa e studimit si dhe taksat për 4 vitet e shkollimit në kolegj.

Abbigail Bugenske