Qendra europiane e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia europiane e sigurisë të aviacionit (EASA) kanë publikuar masat e reja në udhëtimet me avion. Nuk do të ketë teste anti-Covid apo karantinë për personat që janë vaksinuar (që kanë marrë të dyja dozat) dhe që kanë kaluar koronavirus në 6 muajt e fundit.

Masat e vetme që do të aplikohen gjatë fluturimeve do të jetë distancimi fizik prej 1 metër dhe mbajtja e maskës, si gjatë udhëtimit ashtu dhe gjatë qëndrimit në aeroport.

Për shkak të pandemisë, BE-ja kishte mbyllur kufijtë për udhëtimet jo-esenciale, por tashmë situate ka ndryshuar. Këto masa janë rrëzuar dhe në vendet e BE-së mund të hyjnë persona nga Amerika, Shqipëria, Libani, Maqedonia e Veriut, Serbia etj, ku rastet me koronavirus janë ulur ndjeshëm.