Telenovela Mauro Icardi-Wanda Nara duket se ka përfunduar përgjithmonë. Raportet e fundit sugjerojnë se futbollisti argjentinas tashmë e ka harruar biznesmenen.

Me zërat se Wanda tani po del me L-Gante, Icardi duket se ka nisur edhe një lidhje të re dashurie me Guendalina Rodriguez, një eskortë e njohur transeksuale.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Rodriguez në Instagram pasi ishte lidhur me Icardin në të kaluarën: “Me gëzim njoftoj se unë dhe Mauro jemi sërish në lidhje. Së shpejti do t’i bashkohem. Dashuria mund të bëjë gjithçka”.

Për momentin, Icardi nuk ka folur për këtë çështje, kështu që mund të jetë një përpjekje e Rodriguez për të tërhequr vëmendjen. Influencuesja postoi gjithashtu një histori në të cilën Icardi shfaqet me shprehjen “Të dua, Dashuri”.

Ndërkohë, Wanda Nara mund të marrë rreth 100 milionë dollarë nga ndarja me futbollistin, ku përfshihen “pasuri të paluajtshme, mallra dhe sende luksi”, siç theksohet nga Revista Ciudad.