Më shumë se 5 milionë persona në Melburn, qyteti i dytë më i madh i Australisë, do të hyjnë në karantinë për një javë. “Lockdown” do të hyjë në fuqi nga mesnata e ditës së sotme, për shkak se janë evidentuar disa vatra të reja me koronavirus.

Kjo masë do të përfshijë jo vetëm qytetin e madh Australian por të gjithë shtetin e Victoria, ku ai bën pjesë. Lajmin e konfirmoi Ministri i Shtetit, James Merlino, duke thënë se në orët e fundit janë konstantuar 26 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë, Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka bërë me dije se do të nisë vlerësimin e të dhënave që ka në dispozicion në lidhje me miksimin e mundshëm të vaksinave anti-Covid të kompanive të ndryshme (përdorimi i dy dozave nga dy kompani të ndryshme).