Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë prapakthehu, duke pranuar gabimin për një mbyllje totale të Gjermanisë për Pashkë, siç dhe ishte përfolur ne mediat orët e fundit. “Kërkoj ndjesë, ishte faji im”, tha Merkel, duke anulluar idenë e saj për një “lockdown” të Gjermanisë gjatë javës së parë të prillit.

Duke folur para mediave, Merkel tha: “Bëra një gamin dhe e korrigjova menjëherë. E them me gojën plotë, që ky ishte një gabim i imi. E di që kjo shkakoi një pasiguri të mëtejshme, më vjen keq për këtë gjë, ndaj u kërkojë ndjesë të gjithë qytetarëve”.

Gjithsesi, Gjermania do të marrë disa masa paraprake për të parandaluar një valë të tretë të pandemisë Covid-19. Ideja është ajo e reduktimit të udhëtimeve jashtë vendit. Merkel kërkon që për Pashkë qytetarët të qëndorjnë në shtëpitë e tyre dhe të mos udhëtojnë jashtë vendit.