Ish-konkurrentja e emisionit shumë të ndjekur të  dashuriës, “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, u është përgjigjur komenteve negative në rrjetin social Instagram.

Ajo po shijon pushimet verore në shtetin e Turqisë, teksa nuk kanë munguar postimet me bikini në rrjetet sociale. Në një foto të publikuar në “Insta Story” ajo shkruan:

“Mos u merrni me fotot e mia, se unë shijoj plazhin në ambient me njerëz të kulturuar që nuk i kanë sytë si govatë.

Meshkuj, e keni nga mungesa e seksit që iu rri mendja te bikini, kurse ju goca mos u ndjeni inferiore ndaj bukurisë sime, por buzëqeshini jetës. Jeni bërë të gjitha si ato shtrigat.”

Kujtojmë se ish-konkurrentja e “Përputhen” njihet për reagimet e saj në rrjetet sociale, që shpeshherë bëjnë bujë në mediat rozë.