Pandelio Çekani ishte vetëm 12 vjeç kur shfaqi interes të riparonte automjete. Ai shihte në YouTube se si rregulloheshin makinat, bleu disa vegla të thjeshta dhe i vendosi në garazhin e shtëpisë së tij.

Në fillim, Pandelio nisi të zbukuronte makinat, por tani që është 17 vjeç, ka arritur të kryejë riparime të plota, nga zëvendësimi i pjesëve të dëmtuara deri tek riparimi i paketave elektrike.

“E zgjodha  jo më kot po se e kisha pasion dhe më tërhiqte kjo gjë. Mendoja për rregullime të ndryshme, probleme që makina ime kishte.

Gjithmonë kam dashur që t’i zgjidhja. Në fillim ishin pjesët e bukurisë, interior, më pas po tërhiqesha nga pjesët e tjera nga ato xhenerike, pjesët e motorit. Kohët e fundit dhe nga elektriket.

Ky është mjeti që e kam rregulluar. Ishte i amortizuar nuk ndizej. E kam rindërtuar njëherë, prishi diçka dhe nuk u ndez prapë.

Me kalimin e kohës duke mësuar më shumë për pjesët kam arritur ta sjell në jetë. Tani çdo lloj gjëje, që ka apo mund t’i ndodhë arrij ja kuptoj defektin”, u shpreh Pandelio.