‘Mos e shqetësoni se Bora është shtatzënë’, ky sigurisht ishte kryelajmi i mbrëmjes së sotme.

Kjo ishte deklarata e bujshme e Romeos në emisionin ‘Më lër të flas’ që transmetohet në Top Channel e që drejtohet nga vëllezërit Veshaj.

Çifti riktheu skenën e takimit në Big Brother, e teksa po imitonin sjelljen e njëri-tjetrit, ata nuk shkëmbyen një puthje në buzë, ashtu sikurse pritej.

Ndërkaq, teksa publiku po insistonte e po kërkonte një puthje në buzë, Romeo bëri një deklaratë tepër të fortë. ‘‘Mos e shqetësoni se Bora është shtatzënë’ – tha Romeo.

Sigurisht, çdo gjë ishte në kuadër të një shakaje të bërë nga aktori e moderatori, që shkaktoi ‘uuu-në’ e publikut.

Megjithatë, Romeo, ‘ku ka zë, s’është pa gjë’, thotë populli.