Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, ka vendosur që në kryeqytetin e Rusisë të hiqen edhe masat e fundit kufizuese, të vendosura që në nëntor si pasojë e pandemisë Covid-19.

Kështu, nuk do të ketë më orë policore (nga ora 23 e mbrëmjes deri në 6 e mëngjesit) dhe të gjitha lokalet, baret, restorantet si dhe lokalet e natës do të jenë të hapura.

Mund t’i rikthehemi pa frikë jetës normale”, tha Sobyanin për mediat ruse. Ai tha se do të rekomandojë edhe kompaninë e mëdha që 30% e personelit të punojë në shtëpi, ndërkohë që deri dje kjo masë ishte e detyrueshme.

Masa e vetme kufizuese në Moskë për momentin është numri i limituar i personave që shkojnë në muze, kinema dhe teatro, deri në 50% të kapacitetit.