Për personazhin e famshëm Mr.Bean ka ardhur koha që të dalë në pension. Komiku i famshëm anglez Rowan Atkinson, në një intervistë, u shpreh se nuk do të interpretojë më rolin e Mr.Bean, personazhi që e bëri atë të famshëm në të gjithë botën.

Nuk argëtohem më duke e interpretuar atë rol. Pesha e përgjegjësisë nuk është më e pranueshme për mua. Është bërë diçka stresuese dhe rraskapitëse. Mezi pres që e gjithë kjo situatë të marrë fund”, tha Atkinson.

Prej 30 vitesh skenat komike të Mr.Bean argëtojnë edhe sot miliona njerëz anembanë botës. Atkinson nuk e konsideron të rastësishëm këtë sukses të personazhit të tij.

Ky sukses nuk më ka befasuar kurrë. Të shohësh një të rritur që sillet si fëmijë, pa e kuptuar edhe ai vetë këtë gjë, është argëtuese. Më pas, fakti që ky personazh është i aksesueshëm vizualisht për të gjithë e bëri atë të famshëm në të gjithë botën”, tha Atkinson.

Komiku i famshëm anglez tha se do të vazhdojë të jetë pjesë e ekranit të vogël. “Për Mr.Beam kemi tashmë në projekt një seri me filma të animuar. Për mua është më e lehtë ta interpretoj si zë se sa ta interpretoj fizikisht”, tha Rowan Atkinson.