Paloma ka rrëfyer mes lotësh humbjen e motrës së saj, e cila ndërroi jetë 10 vite më parë. E ftuar në “S’e Luan Topi”, Paloma zbuloi se që kur motra e saj u nda nga jeta, Paloma nuk pati më shtysë të madhe për karrierën e saj

“Sot që po flasim këtu, Bruna bën 10 vite që ka ndërruar jetë. Më kishte pikë të dobët, do ishte jo krenare… po do të ishte shtysa më e fortë. Sot unë do të isha on Top, do të isha superstar, por që kur iku ajo mua m’u këputën krahët”, tha gazetarja

“Dikur ishte shoqja ime në lojë, pastaj këshilluesja ime në adoleshencë dhe tani është engjëlli im mbrojtës. Sa të mbaroj intervistën, do të shkoj t’i bëj buqetën më të madhe të luleve”, vijoi Paloma.

Më tej, ajo zbuloi edhe amanetin e Brunës “Dua që mami të vazhdojë të jetojë edhe për ne, të jetojë për Rein… sepse nuk jetoj dot pa forcën e mamit. Mundohem ta mbaj sa më afër, ta gëzoj sa më shumë edhe pse është e dërrmuar sepse për Rein e ka përgjegjësinë vetëm ajo.

Motra e la 8 vjeç, tani Rei është 18, në një moshë shumë delikate. Duhet të jetosh për Rein dhe për ne”, ishte mesazhi i Palomës për të ëmën.