Ndarja e Shakirës dhe Piques, pas më shumë se 10 vitesh bashkëjetesë, vazhdon të jetë temë bisede dhe së fundmi janë zbuluar disa lëvizje që futbollisti i Barcelonës ka bërë, por për ta tradhtuar atë.

Sipas programit spanjoll Socialite, Pique kishte plane të përpunuara për të kryer tradhtitë e tij pa u zbuluar nga paparacët apo gruaja e tij.

Në fakt, këto plane perfekte konsistoni në dyer anësore, sallone ekskluzive, kabina dhe takime pa celularë. Në transmetimin për emisionin televiziv, drejtuesit siguruan se vendi i preferuar për futbollistin është lokali i quajtur “La Traviesa”, vend ku flitet se punon e dashura e Piques, por si ia doli të mos zbulohej?

Po kështu, programi i showbiz-it pretendon se Pique “shkonte gjithmonë me taksi”, nuk ka marrë kurrë një nga makinat e tij luksoze dhe madje nuk ka hapur dyert e garazhit për të mos rënë në sy nga familjarët, fqinjët apo mediat.

Dhomë private për takime pa celular

Nga ana tjetër, komentojnë se futbollisti “ka hyrë nga një derë anësore, e vendosur në një rrugë me pak trafik. Dhe zonja në fjalë ka hyrë nga hyrja kryesore”.

Përveç kësaj, brenda shtëpisë së tij “ai kishte një dhomë të rezervuar, të rrethuar me perde të kuqe, në të cilën vetëm ai përcaktonte se kush hynte dhe kush jo”.

Në atë seksion ai ftonte vetëm shokët e skuadrës dhe miqtë e tij të ngushtë për festa me modele të tjera dhe kishte “një rregull të pathyeshëm: nuk mund të kishte celularë në vend”.

Përballë këtyre zbulimeve, lojtari 35-vjeçar nuk ka dhënë shpjegime dhe as mohon lëvizjet e tij për të mos qenë besnik ndaj Shakira-s.

Ai as që ka dhënë asnjë intervistë për të dhënë mendimin e tij apo për të treguar ndonjë version se çfarë mund të ketë gjeneruar pabesinë e tij ndaj këngëtares kolumbiane me të cilën ka dy fëmijë.