Kosova ka nxjerrë repera me emër, shumë të pëlqyer nga ndjekësit e kësaj rryme muzikore. Ndër ta është edhe MC Kresha, i cili u rrëfye mbrëmë para vëllezërve Veshaj, në emisionin e tyre “Më lër të flas”. Aty, reperi kosovar ka zbuluar detaje nga jeta, siç rrallë herë ndodh.

Duke e njohur si një tifoz të çmendur të Liverpool-it, Romeo Veshaj e ka pyetur se cilën do të zgjidhte në një rast të tillë hipotetik: përvjetorin e martesës me gruan apo ndeshjen e skuadrës së zemrës…

Siç u duk, MC Kresha e pati jo pak të vështirë të vendoste, ndaj zgjodhi një përgjigje “as mish e as peshk”: “Bashkëshortja nuk do ma lehtësonte vetë zgjedhjen, sepse ajo e di se Kresha nuk mund ta humbasë ndeshjen e skuadrës së zemrës”.

Më tej, pyetja nëse të qenit prind e ka ndikuar në karrierë. MC Kresha shpjegon: “Po edhe jo. Kur bëjmë këngë me videoklip mundohemi të gjejmë tekste që nuk kanë të shara, ndërsa këngët e albumit janë disa pa videoclip, pasi kanë fjalë të pista. Prindërit na kritikojnë ndonjëherë kur themi ndonjë fjalë jo të mirë”.

A e ka marrë malli MC Kresha për për të qenë beqar? Ja përgjigja e reperit kosovar: “Aspak, unë jam një njeri që fle shumë herët dhe zgjohem herët. Falenderoj zotin që hapi një ditë të re për mua dhe kaloj kohë me fëmijët e mi”.