Modelja e “Playboy” Daniella Chavez është jashtëzakonisht e vendosur për të zotëruar klubin e saj të dashur kilian, O’Higgins F.C

. Sipas një raporti nga Vice, klubi i futbollit është i vendosur në qytetin e lindjes së modeles, Rancagua, i cili është në jug të Santiagos. Klubi është gjithashtu në ligën elitare të vendit.

Me sa duket, skuadra e futbollit ka një vlerë prej 20 milionë dollarësh. Deri tani, modelja ka fituar 8 milionë dollarë në “OnlyFans” në vetëm pak javë, sipas asaj që ka shkruar në Twitter.

Ajo shkroi: “Kam mbledhur 8 milionë dollarë… sot shoh në lajme që presidenca e O’Higgins nuk dëshiron të më shesë klubin epse i kam kritikuar në rrjetet sociale. Hahaha!

Nëse bëjnë gjë të gabuar, padyshim që unë do t’i kritikoj ata! Ricardo Abumohor tha se klubi ishte në shitje! Dhe unë dua ta blej!”, shkroi modelja.

Duket se ajo ka plane të mëdha për ekipin profesionist të futbollit dhe kjo është arsyeja pse po bën kaq shumë. Chavez i tha radiostacionit kilian ADN: “Unë besoj se me ekipin tim drejtues, ne mund t’i bëjmë gjërat më mirë, të kthehemi në Rancagua një ekip fitues, me aspirata.

Jo duke luajtur vetëm për të marrë pjesë. Unë dua një ekip fitues që lufton për gjithçka.” Modelja ka pohuar se është një fanse e madhe e klubit të futbollit dhe është shumë e emocionuar për të ngritur lart klubin…