Qyteti gjerman i Gottinga është i pari në këtë vend që ka miratuar një ligj, që u lejon grave të lahen në pishinë “topless”. Vendimi është marrë nga këshilli bashkiak për të garantuar barazi në këtë drejtim, pasi meshkujt mund të lahen pa veshur gjë në trup (pjesën e sipërme), ndërsa femrat janë të detyruara të mbajnë sutjena për të mbuluar gjoksin.

Për këtë arsye, në Gottinga të gjithë femrat mund të lahen në pishinë pa mbajtur sutjena duke nisur nga data 1 maj. Polemikat nisën kur para disa kohësh, një notareje i ishte kërkuar të mbulonte gjoksin kur kishte hyrë në pishinë. Vetë ajo grua ka treguar se personi që i kishte kërkuar të mbulohej ishte një mashkull, që e kërcënonte me denoncim.

Në Gjermani ekziston prej vitesh një lëvizje pro-nudiste, që quhet FKK (Frei Koerper Kultur-kultura e trupit të lirë). Shumica e saunave janë mikse dhe u kërkojnë klientëve të zhvishen për arsye higjenike. Por vendimi i marrë në Gottinga është i pari i këtij lloji, pasi lejohet “topless” në pishinat publike.

Gjithsesi, notimi “topless” në pishinat publike do të lejohet vetëm për fundjavat dhe jo për çdo ditë të javës. Kjo bëhet për shkak se gjatë javës, në pishina zhvillohen leksione noti me fëmijët e vegjël dhe kjo mund të shkaktojë probleme.