Një zbulim i ri dhe i pabesueshëm është bërë në Mars. Një fotografi e shkrepur nga mjeti Curiosity i Nasa-s tregon një të hapur që ka formën e një dere.

Një imazh që ka stimuluar menjëherë fantazinë e shumë njerëzve në të gjithë botë: pjesa më e madhe ka menduar se bëhej fjalë për hyrjen në një botë aliene.

Në të vërtetë, nuk është gjë tjetër vetëm një e çarë mes shkëmbinjve. “Është vetëm hapësira mes dy anëve”, ka shpjeguar shkencëtari Ashwin Vasavada, që është pjesë e projektit Mars Science Laboratory.

Me sa duket janë përmasat e fotografisë që kanë gënjyer të gjithë ata që kanë menduar se bëhej fjalë për një derë, duke parë se e çara në fotografi është vetëm 30 centimetra e lartë.