Situata me pandeminë Covid-19 vijon të lërë në ankth të gjithë botën, teksa dita-ditës jepen lajme e informacione të ndryshme

Një variant i ri i koronavirus mund të jetë zbuluar në Meksikë. Lajmin e konfirmuan drejtuesit e laboratorit të diagnozës së sëmundjeve emeregjente në Universitetitn e Guadalajara. Ata mendojnë se kanë zbuluar një variant të ri, një mutacion të Covid-19, në kampioinët e 4 personave të infektuar që jetojnë në zonën e Jalisco.

Ndërkohë, në Gjermani vjen lajmi i mirë nga kanceljarja Angela Merkel. Ajo është shprehur se pas disa muajsh të ëvshtirë po shihet dritë në fund të tunelit. “Kemi kaluar pikun e valës së dytë të pandemisë Covid-19. Na duhet ende edhe pak kohë për të parë realisht efektet e vaksinimit të popullsisë”, tha Merkel.