Një karantinë të tillë si ajo që ka aplikuar dhe autorizuar qeveria në Tajlandë do ta dëshironin dhe ëndërronin të gjithë. Të gjithë turistët apo biznemenët që infektohen me Covid-19 mund të karantinohen në 6 resorte të vëna në dispozicion, duke luajtur golf dhe mos e ndjerë vetminë.

Ministria e Turizmit në Bankok ka piketuar 6 resorte që do të vihen në dispozicion të të gjithë personave, që pasi kanë ardhur në Tajlandë do të karantinohen për 14 ditë. Kjo vlen si për ata që janë infektuar me koronavirus ashtu dhe për ata që nuk janë infektuar, por kanë dëshirë të kalojnë 14 ditë karantinë.

Kjo nismë bëhet edhe për të promovuar turizmin, që ka rënë ndjeshëm muajt e fundit në Tajlandë si pasojë e pandemisë. Në këtë vend janë aktive 250 fusha golfi. Këto 6 resorte do të jenë në shërbim të plotë të personave të karantinuar, që mund të lëvizin lirisht në to, janë apo jo të infektuar me koronavirus.