Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Ajo ka shumë vite në ekran, teksa ka prezantuar disa programe mjaft të suksesshme.

Sakaq, pas këtij sezoni në televizion, Alketa ka vendosur të bëjë disa pushime përpara se të nisë punën për sezonin e ardhshëm.

Por para se të nisë pushimet, duket se moderatorja ‘nuk e ka pasur fatin me vete’.

Në një postim në rrjete sociale, ajo tregon se teksa ka udhëtuar tranzit me avion, valixhja e saj i ka humbur në Vienë prej katër ditësh.

Pa rroba, vetëm me çantë dorë, në këtë udhëtim do shikoni megjithatë një njeri të gëzuar” – shkruan ajo në rrjete sociale.

Duket e vështirë në fakt të jesh i gëzuar kur nuk ke asnjë rrobë, por urojmë që ta gjejë sa më shpejt!