Një vajzë e vitit të parë të shkollës së mesme në qytezën e vogël të Rigby ka hapur zjarr me një pistoletë në shkollën ku ajo studionte. Ajo ka plagosur dy nxënëse dhe një nga rojet e shkollës.

Vajza është çarmatosur më pas ngë nja prej mësuesve që ndodhej aty pranë, duke evituar që kjo ngjarje e rëndë të kthehej në një tragjedi. Sipas mediave lokale, të shtënat me armë janë dëgjuar si brenda shkollës ashtu dhe jashtë saj.

Bëhet fjalë për një shkollë të mesme në një qytezë në Rigby, me 95 mijë banorë në jug-perëndim të parkut kombëtar të Yellostone. End enuk dihen arsyet e ëksaj ngjarje, për të cilën policia po heton.

Vajza që ka qalluar me armë është arrestuar nga policia, ndërsa 3 personat e plagosur janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.