Një grup studiuesish në Indonezi po provon të shfrytëzojë inteligjencën artificiale për të shpëtuar barrierat koralore.

Falë disa regjistruesve është arritur të kapen dhe seleksionohen zhurmat nga këto ekosisteme të brishtë dhe ka qenë e mundur të dallohen disa diferenca mes barrierave të shëndosha dhe atyre të degraduara nga ndotja.

Studimi i këtyre zhurmave mund të jetë i dobishëm për projektet ekzistues për mbrojtjen e barrierave koralore për të monitoruar progresin e bërë në mbrojtjen e ambientit.

Barrierat koralore janë, në fakt, ekosisteme të pasura dhe janë të kërcënuar nga ndryshimi i klimës pikërisht për shkak të brishtësisë së tyre.

Këto barriera nxjerrin një tingull të ngjashëm me një “klik”. Ky zbulim është bërë në Indonezi falë projektit “një vesh për oqeanin”.