Marijuana për qëllime personale dhe mjekësore do të jetë së shpejti i lejuar të përdoret edhe në Nju Jork. Ligjëvënësit e këtij shteti kanë zyrtarizuar marrëveshjen për legalizimin e kanabis, që mund të fusë në arkat e kësaj bashkie deri në 350 milionë dollarë në vit.

Marrëveshja parashikon shitjen e marijuanës për të rriturit mbi 21 vjeç si dhe u jepo mundësi njerëzve të rrisin në shtëpinë e tyre deri në 3 bimë, por vetëm për përdorim personal. “Shumë nju-jorkezë janë arrestuar për përdorim apo shitje të kanabis. Kjo gjë do të përfundojë nga sot”, tha Andrew Cuomo, guvernatori i shtetit të Nju Jorkut.

Ai konfirmoi edhe hapjen e një zyre, “Office of Cannabis Management”, që do të vendosë një taksë deri në 9% për shitjen e kanabisit. Ndërkohë që kjo zyrë do të merret edhe me liçensat e personave që do të mbjelljen e kanabis.