“Nuk do ta harroj kurrë herën e parë që më ka rrahur. Më ka ndryshuar jetën. Në fillim kam qeshur, mendoja se po bënte shaka”.

Me këto fjalë, Amber Heard ka rrëfyer atë që, sipas saj, ka qenë episodi i parë i dhunës të pësuar nga ish-burri i saj, Johnny Depp.

Në gjyqin e ngritur nga aktori për shpifje ndaj ish-gruas së tij, tani ka ardhur radha e saj për të dëshmuar. “Jam këtu sepse ish-burri im më ka hedhur në gjyq. Nuk kam fjalë për të përshkruar sa e tmerrshme është”, ka thënë Heard, për herë të parë në bankën e dëshmitarëve.

“Më goditi me shuplaka pa asnjë arsye teksa po zhvillonim një bisedë normale, të ulur në divan” dhe “kishte një kavanoz me kokainë afër”. Johnny duket se ka kërkuar falje më pas në lot: “‘Nuk do ta bëj më’, ka thënë: ‘Mendoja se e kisha zbutur këtë përbindësh'”, ka shtuar aktorja.

“E kam të vështirë të gjej fjalët për  të përshkruar sa e dhimbshme është e gjitha kjo. Është e tmerrshme për mua të qëndrojë këtu për javë të tëra dhe të përjetoj përsëri gjithçka”.

Johnny Depp ka hedhur në gjyq Heard, me të cilën ka qenë i martuar për dy vite, duke e akuzuar për shpifje dhe se i ka shkatërruar përgjithmonë karrierën me një artikull të publikuar në Washington Post në 2018-ën, ku është vetëshpallur si viktimë e dhunës shtëpiake.