Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përmes shefes së departamentit të shkencës, Soumya Swaminathan, deklaroi se vaksina anti-Covid e prodhuar nga kompania e AstraZenca është e sigurt. Madje OBSH ka ftuar të gjitha shtetet ta përdorin atë dhe të mos ndërpresin procesin e vaksinimit.

Për momentin nuk kemi gjetur asnjë lidhje mes vaksinës dhe rasteve me trompozë. Përqindja e rasteve me trompozë mes të avaksinuarve është shumë më inferiore edhe në kompleksin e vetë popullsisë. Sot, asnjë medikament nuk është 100% i sigurt, por duhet patur parasysh avantazhi që jep procesi i vaksinimit të popullsisë”, tha OBSH.

Kjo deklaratë e ardhur sot vjen si pasojë e ndërprerjes së procesit të vaksinimit anti-Covid në disa vende që përdorin vaksinën AstraZeneca, pasi mendojnë se ajo ka efekte anësore.