Tea Trifoni është një tjetër banore që duket se po lë në “baltë” Oltën. Ashtu si Nita dhe Diola edhe ajo ka zgjedhur të mos i përkasë asnjërit grup, por të bëjë lojën e saj duke qëndruar e mënjanuar nga “intrigat” e Oltës dhe Luizit.

Olta i kërkoi Teas që ta mbështesë dhe të ketë besim te ajo, por mesa duket Tea ka zgjedhur të mos ja plotësojë dëshirën.

Kjo e fundit, u shpreh se ka dëshirë të luajë vetëm, pa qenë  pjesë e grupit të saj apo grupit të Luizit. Dilema e disa prej banorëve për tu pozicionuar krah saj, ka vënë në pozitë të vështirë Oltën.

Ajo përpiqet të ketë sa më shumë lojtarë pranë vetes, në mënyrë që të mos rrezikojnë eliminimin dhe të “godasë” Luizin, që është kundërshtari më i fortë përballë saj.