Olta mendon se Luizi është shumë i dobët si lojtar, nëse ai nuk do e kishte Efin në krah. Sipas saj, ai pa Kiarën do luante po njësoj, por pa Efin do bëhej shumë i dobët.

Dy konkurentët folën edhe për Armaldon. Sipas Oltës, Armaldo rrezikon të dalë nesër nga shtëpia. Ajo tha se e bëri personazh Armaldon dhe nëse nuk do e aktivizonte ajo javën e dytë, ai do ishte një hije në shtëpi.

Olta shtoi se me Maestron ka patur që në fillim një marrëdhënie konstante, ndërsa tani çdo gjë është ndryshe.

Kujtojmë që këtë javë, janë në nominim Bjordi, Armaldo, Efi dhe Tea. Ditën e shtunë, nga shtëpia u largua Xhonatani, por ky i fundit u rikthye me biletën e fatit vajtje-ardhje.