Gjermania është tronditur nga shpërthimi i një pakoje-bombë në një supermarket në qytetin e Neckarsulm. Si pasojë, 3 persona kanë mbetur të plagosur, për fat të mirë në gjendje të lehtë.

Të gjithë personat e plagosur dhe disa të tjerë që kërkuan asistencë, janë transportuar në spital për verifikime të mëtejshme. Supermarket u mbyll dhe 100 persona që ndodheshin në atë moment në të janë evakuar.

Pilicia është duke hetuar për këtë ngjarje dhe, sipas saj, bëhet fjalë për një pako apo letër-bombë që ka krijuar këtë shpërthim, për fat pa pasoja të rënda.