Për të dytin vit me radhë, Gjermania anullon eventin tradicional të “Oktoberfest”, për shkak të pandemisë Covid-19.

Lajmin e konfirmoi për mediat guvernatori i Bavaraisë, Markus Soeder, që tha: “Situata e pandemisë nuk është stabilizuar ende, ndaj një event i tillë do të isahte i papërshtatshëm në këto momente. Më vjen keq, por shpresoj që gjërat të jenë më mirë në të ardhmen për të organizuar këtë event dhe rikthyer normalitetit”.

Festivali i famshëm bavarez i birrës çdo vit mirëpret deri në 6 milionë persona, një event i rëndësishëm në këtë vend, duke ndikuar pozitivisht edhe në turizëm e ekonomi. Ky është viti i dytë me radhë që “Oktoberfest” anullohet.