Pavarësisht ndihmave që po vijnë nga e gjithë bota, India vijon të jetë vendi më i godituar aktualisht nga pandemia Covid-19. Sipas Ministrisë Indiane të Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 362 mijë të infektuar si dhe 4.120 të vdekur nga koronavirus. Në total, numri i presonave të infektuar në Indi ka arritur në 23.7 milionë persona.

Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë, numri i personave të infektuar me koronavirus në gjithë botën ka shkuar në 160 milionë. Kjo e dhënë është publikuar sot nga universitati amerikan “Johns Hopkins”. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 3.32 milionë në gjithë botën, ndërkohë që vendi më i prekur mbetet Amerika, me 32.8 milionë infektime.