Papa Françesku, në meshën e fundit që ka zhvilluar në Vatikan, i është referuar librit të Rut, që në Bibël flet për marrëdhënien mes vjehrrës dhe një nuseje që ka mbetur e ve. Kreu i Vatikanit ka shfrytëzuar këtë libër për të folur për një marrëdhënie shpesh e konsideruar si delikate mes gjeneratave të ndryshme në një familje.

Dhe deklaratat e Papës kanë qenë mjaft interesante. “Vjehrra është një person special, pasi është nëna e bashkëshortit apo bashkëshortes tuaj. Shpesh është konsideruar edhe si një personazh mitik, ndoshta si djalli. Por jo, ajo është një grua e vjetër dhe një nga gjërat më të bukura është kur nipërit e mbesat e takojnë gjyshen e tyre”, tha Papa.

Shihni mirë raportin që ju keni me vjehrrën tuaj. Mundohuni t’i bëni të lumtura, në mënyrë që ta kalojnë pleqërinë sa më mirë. Sigurisht që kanë edhe ndonjë defekt, që e korrigjojnë. Ndaj edhe ju vjehrrave ju them një gjë, mos flisni shumë. Jini të kujdeshme me gjuhën që përdorni, pasi ajo është një nga mëkatet më të shëmtuara”, u shpreh Papa Françesku.