Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e një moti të alternuar me kthjellime e vranësira gjatë paradites në ultësirën perëndimore. Ndërsa gjatë pasdites, në të gjithë vendin tonë pritet të ketë një shtim gradual të vranësirave që mund të gjenerojnë reshje të pakta shiu në  zonat jugore dhe pjesërisht në zonat veriperëndimore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.

Sa i përket erës , ajo do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.