Një djalë 11-vjeçar zuri një krap që peshonte vetëm 4 kilogramë më pak se ai. Callum Pettit theu rekordin botëror të peshkatarit më të vogël në një udhëtim peshkimi në Francë me babanë e tij Stuart dhe disa miq.

Asnjëri nuk e kuptoi se sa i madh ishte peshku, sepse uji ishte i turbullt, por krapi u konstatua 43 kg në peshore. Callum tha: “Nuk mund ta besoja se sa i madh ishte dhe krahët e mi po më dhembnin vërtet”.

Stuart, 40 vjeç, shtoi: “Ai u mor me peshkun për rreth 20 minuta, duke e tërhequr ngadalë dhe duke e mbështjellë drejt tij. Ne nuk kishim asnjë ide për madhësinë e tij, derisa e futëm në rrjetë.
Është një peshk që të qëllon ta kapësh një herë në jetë si peshkatar profesionist, ndërsa Callum e kapi atë në moshën 11-vjeçare”.

I riu e kapi peshkun në një liqen afër Reims, duke përdorur karremin e tij të veçantë me shije banofie. Ata u zgjuan në çadrën e tyre në orën 6 të mëngjesit, kur alarmi i karremit të Callum sinjalizoi se kishte një pickim. Vetëm një pjesë e vogël e peshkatarëve të rritur kanë kapur ndonjëherë një ekzemplar më të madh se ky.