Për 60 vite, Ted Sams u pendua dhe e vuajti faktin se humbi diplomimin e tij të shkollës së mesme. Tani 78 vjeç, Sams më në fund mund ta quajë veten një i diplomuar. Ai mori diplomën të premten me maturën e vitit 2022 në shkollën e mesme San Gabriel të Kalifornisë Jugore.

Në vitin 1962, kur ishte maturant, Sams pati telashe dhe u pezullua pesë ditë para përfundimit të vitit shkollor. Ai tha se humbi një provim përfundimtar dhe duhej ta kompensonte atë gjatë verës.
“Kur u ktheva, nuk më jepnin diplomën sepse i detyrohesha 480 dollarë për një libër, – tha Sams për KABC-TV. – Kështu unë thjesht u largova dhe thashë harroje atë”.

Shkolla kishte ende diplomën origjinale të Sams-it të mbyllur në një kabinet të vjetër dosjesh. Ai shkëlqeu ndërsa ecte nëpër skenën e diplomimit në “Rose Bowl” në Pasadena dhe mori diplomën.

“Me kalimin e viteve u ankova disa herë te fëmijët e mi se si 480 dollarë më penguan të kisha diplomën time”, – tha ai. Sams tha se planifikon ta varë diplomën në një mur në shtëpinë e tij.